Në kuadër të Hartimeve të projekteve në Komunën e Deçanit, është prezantuar projekti: Projektimi i kanalizimit për tetëmbëdhjetë fshatrat e Komunës së Deçanit.
Prezantimi u bë nga kompania projektuese, fokusi kryesor i prezantimit ishte projektimi i rrjetit të kanalizimit dhe impiantëve sipas standardeve europiane.
Projekti në fjalë përfshin rrjetin kryesor dhe sekondar të kanalizimit së bashku me impiantet për trajtimin e ujërave të zeza në mënyrë kimike dhe biologjike.
Ky projekt njëkohësisht shënon fillimin e një pune të jashtëzakonshme, për një qytet të pastër dhe modern.