Në një ceremoni të organizuar në Deçan, nga Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Deçan, është shpallur Anëtar Nderi i LHK "Ali Hadri" dega në Deçan, Prof.dr.Edmond Panaritim, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Në ceremoninë përveç zyrtarëve të LHK "Ali Hadri" dega në Deçani dhe Ministrit Prof.dr.Edmond Panariti, i pranishme ishte i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, me bashkëpunëtor , Dr.Islam Lauka, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.I pari i komunës z.Rasim Selmana gjatë kësaj ceremonie ndër te tjera tha se"Personaliteti juaj z.Panariti ,është personalitet i çmuar dhe i respektuar te ne dhe është i pa harruar në mënyrë te veçante kur udhëhoqët diplomacinë e shtetit shqiptar, në mbrojtje dhe avancim të forcimit të shtetit të Kosovës dhe lobimit për njohje të reja të shtetit të Kosovës.", duke shtuar së : "Pra, dhe një herë pranoni mirëseardhjen tonë të përzemërt dhe urimet më të sinqerta për këtë titull që vërtet e meritoni si Anëtar Nderi i LHK "Ali Hadri" në Deçan.".
Me pas aktivitetin e ka përshëndetur edhe Dr.Islam Lauka, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, i cili e ka vlerësuar lartë kontributin e Ministrit Panariti. Selim Lokaj, Kryetar i LHK "Ali Hadri" dega në Deçan, duke ju drejtuar të pranishmëve tha së : "Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Deçan, është e nderuar që listës së Anëtareve të Nderit, ju shtua edhe profesor Panariti.
Me pas dekoratën e nderit, ia kanë dorëzuar i pari i komunës z.Rasim Selmanaj dhe Mr.Shkodran Imeraj nga LHK "Ali Hadri" dega në Deçan .
Pas pranimit të dekoratës, Prof.dr.Edmond Panariti, tha se : "është një nderi, që pak veta kanë pas fatin ta kenë, prandaj kjo me benë të ndihem shumë i detyruar ndaj jush.", duke shtuar së : " Unë jam shumë i impresionuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës, nga aktivitetet e saj, nga reputacioni dhe pesha e saj", tha ai.
Me tej Ministri Panariti, duke ju referuar bashkëpunimit të shoqatave në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe në mes të institucioneve shkencore e me theks të veçantë të Akademive të Shkencave ai tha se : "Ka ardhur koha, dhe unë besoj që është momenti që ne të kemi një Akademi të vetme shqiptare.", përfundoj Ministri Panariti.
Pas përfundimit të ceremonisë së shpalljes Anëtar Nderi i LHK "Ali Hadri" dega në Deçan të Prof.dr.Edmond Panariti, Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, ka pritur në një takim Ministrin Panariti, Ambasadorin Lauka dhe zyrtarët e LHK "Ali Hadri" dega në Deçan si shenje respekti kryetari Selmanaj z.Panariti dhe z.Lauka ju dhuroi nga një libër nga botimet e shumta të tije.