Në komunën e Deçanit është mbajt punëtoria për “Promovimin e Turizmit Rural dhe Kulturor”. Punëtoria u mbajt në sallën e konferencave kati II-të. Kjo punëtori u mbështetet nga : UNDP-I dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur- KFOS, Programi i Aftësimit të Kuadrave-CDF, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm si dhe OJQ-të dhe bizneset lokale etj.
Izet Çela- këshilltar i CDF-it, bëri prezantimin e planit të veprimit për promovimin e turizmit rural dhe kulturor në Deçan, për periudhën 2017-2020. Sipas z, Çelaj, këto atraksione të shumta natyrore dhe kulturore, i ndihmojnë komunës që të zhvillon të gjitha llojet e turizmit. I njëjti përmendi se për më tërhjekë turistë në të ardhmen për të vizituar këtë zone duhet të ndërtohet një qendër turistike, e cila do të shënoji të gjitha atraksionet kulturore-turistike që duhet të jenë të identifikueshme dhe atraktive për turistët dhe që I bën ato të dallojnë nga ofertat të tjera turistike.
Në punëtorinë e radhës që do të organizohet pas dy javëve, u kërkua nga të pranishmit të japin mendimet e tyre për elementet përbërëse që duhet të përfshijë brendi turistikë – logoja turistike. Logoja është simbol apo karakteristikë tjetër që rritë atraktivitetin dhe tregon identitetin njohjes së komunës së Deçanit si destinacion turistikë.
Krijimi i këtij brendi si destinacion është proces, që kërkon një angazhim të përbashkët publiko-privat. Në ardhmen zyra për zhvillimin e turizmit do të harton dy projekte si dhe gjetjen e mundësive (donacioneve) për konkretizimin e tyre, të cilat kanë për synim zhvillimin e turizmit në komunën e Deçanit.