Është promovuar libri me titull ,, Hendbolli Deçanas’’ i autorit dhe Prof/ Muhamet Alaj, ku përfshihen te gjitha aktivitetet e hendbollistëve Deçanas, nga viti 1956 -2010
Vlerta e sportistëve janë ato te cilat duhet çmuar gjithmonë u tha nga të pranishmit sepse sporti është Ambasador i një vendi. Duke ju premtuar sportisteve Deçanas , mbështet dhe përkrahje në vazhdimësi kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , ndër të tjera tha se ky libër më vlerat e tije për të gjithë dashamiret e hendbollit është më shumë se nj libër sepse në brendinë e tij secili gjen veten dhe kujtimet nder vite andaj e përgëzoi Prof/ Alaj dhe dëshiroi që të vazhdoi edhe më tuje të kontribuoj për sportin Deçanas.
Këtë libër e kanë vlerësuar lartë edhe profesorë të cilët nder vite kanë qen edhe lojtarë të ekipit të hendbollit Deçanas, ndërkaq autori i këtij libri duke i falënderuar ata të cilët e mbështeten për botimin e këtij libri nder të tha. Ky libër do të shërbej për sportistet e rin të njohim më mirë traditën e Hendbollit Deçanas.