“Rruga e Jetës” është titulli I librit me poezi të poeteshës së re Fjolla Gashi nga Komuna e Deçanit I cili është promovuar në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan ku të pranishëm ishin zyrtar komunal ,dashamirë të fjalës së shkruar, profesor dhe nxënës.
. Fjalë të mira për Librin dhe poeteshën kanë thënë mësimdhënësit e saj të shkollës së mesme “Vëllezrit Frashëri” në Deçan. Drejtori I këtij institucioni shkollor Musa Stojku ka përgëzuar nxënësen Fjolla Gashi, duke theksuar se ajo është një shembull I mirë për të gjithë Gjimnazistet e kësaj Komune. Ndërkaq profesor Bajarm Tafaj kryetar I grupit letrar “Luigj Gurakuqi” që vepron në kuadër të Shkollës së mesme “Vëllezërit Frashër” ka elaboruar më shumë për historikun e shkollës së mesme dhe njerëzve të pendës që kanë dal nga kjo shkollë.
I pranishëm në këtë promovim ishte edhe kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, njëherit edhe anëtar i shkrimtarëve të Kosovës z. Rasim Selmanaj i cili pasi që vlerësoi lartë krijuesen e re Fjolla Ramaj, inkurajoj që edhe në të ardhmen të sjellë tituj të ri duke i premtuar edhe mbështetje për nxjerrjen e librave , pos krijuese së re Selmanaj tha se Deçani njihet për njerëz të pendës dhe të vlerave si Jusuf Gërvalla ,e shumë të tjerë të cilët kanë len gjurmë të pa harruar në krijimtarinë tonë por edhe poet të moshave të ndryshëm dhe të rin të cilët në vazhdimësi po e pasurojnë kulturën tonë.. Ky është libri i parë poetes Fjolla Gashi ka premtuar se në të ardhmen do të sjell për lexuesit edhe libra të tjetër.