Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit z.Ramë Melaj janë takuar me drejtorin regjional të ujësjellësit ,,Hidrodrini’’ në Pejë z.Agron Tigani,si z.Rasim Maloku. Gjatë këtij takimi pos që është diskutuar lidhur më mbar vajtjen e punëve është diskutuar edhe rreth përmirësimit të sistemit të ujësjellësit në fshatrat e komunë s Deçanit si dhe mundësit e ndërtimit të ujësjellësit të ri për fshatrat Maznik , dhe dy Ratishet .Poashtu në këtë takim është biseduar edhe për fondin e ndarë për Deçanin në vlerë mbi 600 mijë € nga qeveria Zvicerane CDI, në kuadër të këtij fondi është bërë edhe fizibiliteti i projektit ku në ditët në vazhdim do të nisin edhe më proceduarat e parapara për fillimin e punimeve.