Luan Kuqi dhe Arben Aliqkaj dy mërgimtar te cilët tash e sa vite jetojnë e punojnë ne shtetin Norvegjez, me mjetet e mundit te tyre kanë siguruar një autoambulancë te cilën sot ja kanë dhuruar Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare "Adem Ukehaxhaj" ne Deçan.
Ne një ceremoni solemne çelësat e autoambulancës mërgimtaret Kuqi dhe Aliqkaj ja dorëzuan kryetarit te Komunës z. Rasim Selmanaj, dhe zyrtarëve shëndetësor te Komunës. Dr.Haki Shehu Drejtor Komunal i shëndetësisë i falënderoj për ketë ndihmë mërgimtaret " Kjo qe po bëni ju për shëndetin tone është gjeja me e çmuar qe mund ta keni bere, me ketë autoambulancë qe ka qen e domosdoshme ju shume qytetarëve u keni ardhur ne ndihme për t’iu shpëtuar edhe jetët kur ata janë ne rrezik" Tha shehu. Edhe Kryetari Rasim Selmanaj, u shpreh mjaft falënderues ndaj mërgimtarëve te cilët ndihmuan QKMF-ne me një ambulancë te sofistikuar.