Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , bashkë më zyrtarin e prokurimit, dhe Grupi i Operatoreve Ekonomik ‘’Engineering Grup’’ Sh.P.K ,,ÇETA – General Invest Grup ’’ kanë nënshkruar një kontratë të përbashkët mes Komunë së Deçanit dhe këtyre Operatorëve Ekonomik, për ndërtimin e objekti të ri të Ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’ në Deçan.
Në bazë të kësaj kontrate të nënshkruar sot punimet për ndërtimin e këtij objekti do të nisin në javën e tretë të këtij muaji .
Vlera e kontratës kapë shifrën 258.749,40 €uro.