Sot kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj ,me bashkëpunëtorë, ka prit në takim Nënkryetarin e AAK-së në nivel qendror z.Blerim Kuçi, deputetet e Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së z.Daut Haradinaj dhe z.Ali Berisha, Kryetarin e Komunës së Junikut z.Agron Kuçi, Kryetarin e Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, Kolonel.Abdyl Mushkolaj-OVL-Deçan dhe Komandantin e Zjarrëfikësve në Deçan z.Besim Selmanaj ,ku diskutuan rreth situatës së fundit që po ballafaqohemi me virusin COVID-19.
Ne do ti shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona që na jep ligji, ku si institucione të jemi në shërbim të qytetarëve.Fat i mirë eshtë se deri më tani Komuna e Deçanit vazhdon të jet e pa prekur nga kjo pandemi.