Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj bashkë me Drejtorin e Bujqësisë z.Rifat Stojkaj, kanë pritur në takim zv. ministrin e Bujqësisë së Republikës së Kosovës z. Bajram Kastrati dhe deputetin e AAK-së z. Arbër Tolaj.
Me ministrin Kastrati dhe deputetin Tolaj ata ndanë lajmet e shkëlqyera te të korrave në Deçan ku ket vit kanë një rendimet të knaqshëm duke vazhduar takimin me biseden lidhur me sfidat në zhillimin e bujqësis në komunën e Deçanit.
Theks të veçantë i kushtuan ecurisë së subvencioneve dhe granteve dhe impaktin që do të kenë në zhvillimin e sektorit në përgjithësi. Kryetari Ramosaj shprehu përkushtimin e komunës për të qenë krah i djathtë për bujqit.
Raportet korrekte dhe bashkëpunuese me nivelin qëndror i shërbejnë suksesit të bujqve në Deçan dhe mirëqenies sonë në përgjithësi. Ky përkushtim dhe kjo këmbëngulje është edhe ndër vlerat veçuese të qeverisjes sonë për Deçanin që duam tha Ramosaj.
Edhe z.Kastrati premtoi një bashkëpunim më të ngusht mes institucionit komunal dhe MBPZHR.