“Ata që e derdhën gjakun e tyre nëpër beteja të lirisë, edhe sot në paqe janë të parët që për të shpëtuar jetë nuk e kursejnë gjakun e tyre”. Kështu është shprehur Abdyl Mushkolaj, kryetar i OVL për Dukagjin,
pasi i pari ishte shtrirë në krevatin ku nga damarët e tij po e mbushte me gjak bocën e najlonit në prezencën e dhjetëra të tjerëve të cilët pritnin në radhë për të vepruar si ai. Në krevatin tjetër përballë Mushkolajt, po priste të jepte gjakun edhe i pari i Komunës z. Rasim Selmanaj. ,,Nuk më dhimbset gjaku im për të shëruar jetë”, ka thënë z.Selmanaj, duke përcjellë mesazhin se ky aksion vullnetar tradicional të shtrihet në përmasa gjithnjë e më të mëdha ne nivel të Kosovës, në mënyrë që motoja ,,Ramushi po vjen ’’,të jetë për sensibilizim më të madh të qytetarëve për dhurimin e gjakut sepse z.Haradinaj ishte njeri i luftës dhe i paqes që meriton shumë më shumë se kjo çfarë ne sot bëjmë.
Vargu i dhuruesve të gjakut, nuk ka të ndalur. Në radhë presin invalid dhe veteran të luftues të cilët kanë organizuar këtë aksion humanitar. Pas tyre aksionin e mbështesin edhe shumica e zyrtarëve komunal , qytetar dhe të rinj deçanas. Pos humanitetit, ata kishin edhe një moto tjerët e cila i shtonte radhët. Ishte kjo motoja “ Ramushi po vjen” e vendosur kudo në hapësirat e pallatit të kulturës ,,Jusuf Gërvalla” në tekstin e së cilës shkruante: Si dje në luftë ashtu edhe në paqe, dhuroni gjake për të shpëtuar jetë!.Ndërkaq, personeli mjekësor, është shprehur i kënaqur me numrin e madhe të dhuruesve të gjakut, siç thonë ata me vazhdimësinë e kësaj tradite në komunën e Deçanit.