Grafitet e shkruara sot në muret e Manastirit të Deçanit, që kishin për qëllim identifikimin e luftës së UÇK-së me organizata terroriste si ISIS e Kalifati Islamik, janë tendencioze e qëllimkëqija, që kanë për qëllim njollosjen e luftës së pastër për liri të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës. Këto grafite janë adresuar direkt kundër imazhit të UÇK-së dhe të luftës sonë për liri.
Ftojmë mekanizmat përgjegjës për rend dhe siguri që sa më parë të bëjnë identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të personave që e kryen këtë vepër të shëmtuar.
Komuna e Deçanit ashtu si edhe në të kaluarën, edhe tani angazhohet për tolerancë ndëretnike dhe bashkëjetesë midis të gjitha komuniteteve fetare e etnike në komunë.
Kryetari i Komunës së Deçanit,
Rasim Selmanaj.