Një javë para përfundimit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, Komisioni Komunal bashkë me kontrollorët, kanë vlerësuar se dinamikat e këtij procesi shumë të rëndësishëm po realizohen sipas planifikimit.
Siç u tha Komuna, ka afruar të gjithë mbështetjen e saj, por kjo nuk ka ndodhur tërësisht nga MAP dhe Enti i Statistikave. Megjithatë sipas referuesve nga tereni, popullata i është përgjigjur të gjitha kërkesave të regjistruesve, ndërkohë në disa nga vendbanimet e vogla të kësaj komune regjistrimi edhe ka përfunduar me sukses, kurse në të tjerat po realizohet sipas planit“Jemi shumë optimist se ky proces do të realizohet me sukses”, ka thënë Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, njëkohësit edhe i komisionit për regjistrim. Sipas tij, regjistrimi i janë përgjigjur të gjithë qytetarët e komunitetit shqiptare, por edhe të komuniteteve pakicë, boshnjakë dhe RAE që jetojnë në këtë komunë. Ai është shprehur i bindur se ky proces do të përfundojë me sukses, ndërkohë ka kërkuar që regjistruesit që kanë mbaruar punën në vendbanimet e caktuara, tu bashkohen regjistruesve të tjerë në mënyrë që në afatin optimal të mos mbetet asnjë qytetarë pa e realizuar këtë obligim të rëndësishëm.