150 hektar më pak të mbjellura më grurë këtë vit në komunën e Deçanit, por rendimenti mbetet i njëjtë me vitin e kaluar,ani pse këtë vit vështirësitë kanë qen më të mëdha sepse reshjet atmosferike kanë qen pothuajse çdo ditë , kjo ka ndikuar në cilësi dhe rendiment por edhe ne shtyrjen e korrjeshirjeve për ketë vit tregon eksperti i bujqësisë z. Bajrma Çeku.
Çeku tregon se lagështia e tepërt këtë vit ka shkartuar edhe baroja në grurë .
Çmimi i ulët i bukës dhe i gruarit në treg ka ndikuar që të mos shtohen edhe sipërfaqet e mbjellura me këtë kulturë ne komunën tonë , për shkak të krahasimit më kulturat tjera gruri ka profitabilitet me te vogël e kjo është arsyeja që në komunën e Deçanit këtë vit kemi pasur 150 hektarë më pakë të mbjellura më grurë .
Korrjeshirjet këtë vite kanë nisur më 06 Korrik 2014 dhe janë përmbyllur më 28 Korrik2014, në tërë komunën e Deçanit. Në tërë komunën sipërfaqet e mbjellura kanë qenë 458 hektar më grurë dhe 8 hektar më thekër.
Rendimenti mesatar për ketë vit ka qenë 4200 kg për hektar me grurë dhe 4000 kg për hektar me thekër.
Këtë vit kanë qen te angazhuar për ti përfunduar më kohën korrjeshirjet gjithsejtë 14 autokombaja ndërsa për dallim me vitet tjera ketë vit autokombanjet nuk janë subvencionua nga Ministria BPZHR.