Christoper Rowan, zëvendës I Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar dhe Rasim Selmanaj, kyretar I Komunës, të enjten pas dite në Deçan, pa praninë e mediave kanë biseduar për Zonën me Rëndësi të Veçantë dhe Raportet me Manastirin. Pas takimit. Rowan në prononcimin e tij për medie, është deklaruar se bisedimet kanë qenë të frytshme, ndërkohë ka vlerësuar se Komuna ka marr qëndrime konstruktive lidhur me të dyja këto çështje të rëndësishme.
“Komuna e juaj ka marr qëndrime konstruktive lidhur me të dyja këtë çështje të rëndësishme”, ka thënë Rowan, i cili tutje ka nënvizuar se sa I përket Zonës së Mbrojtur nga të gjithë duhet të përfillët ligji, kurse raportet e mira me Manastirin shkojnë në favor të dyja palëve të cilat duhet të bashkëjetojnë dhe bashkërisht të angazhohen për zhvillimin e kësaj komune. Ai tutje ka treguar se ekzistojnë struktura të caktuara që do të angazhohen, por shumë më lehtë do të jetë nëse Manastiri dhe Komuna do të pajtohen. Sipas tij shfrytëzimi i Zonës më Rëndësi të Veçantë, do të mbrohet me ligjin përkatës i cili gjithsesi duhet të përfillët nga të gjithë për shfrytëzimin e këtyre resurseve të mëdha. Njeriu i dytë ICO-së i është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve, por lidhur me atë se deri tani raportet me Manastirin ishin politizuar, Rowan ka vlerësuar se bashkërisht mund të tejkalohen të gjitha vështërsitë.
Për të parin e Komunës, Rasim Selmanaj, ky takim ishte frytdhënës, ngase sipas tij është biseduar haptazi dhe konkretisht për raportet me Manastirin dhe për Zonën e Mbrojtur.” Me Manastirin kemi ndërtuar raporte të mira, ndërkohë jemi të gatshëm që këto t’i avancojmë” ka thënë kryetari Selmanaj, i cili ka vlerësuar se Zona e Mbrojtur dhe Manastiri janë “çelësi” prej ku duhet të nisët zhvillimi i turizmit i cili deri me tani ka qenë “peng” i politikave ditore, të cilat aktualisht po i lëshojnë rrugë zhvillimit ekonomik në Komunë. Ai ka mirëpritur interesim i ICO-se dhe I të gjitha angazhimeve tjera, pavarësisht prej ka vijnë që njëherë e përgjithmonë të merr rrugë zhvillimi dhe shfrytëzimit I resurseve të mëdha natyrore në këto hapësira.