Qëllimi i këtij forumi ishte të prezantohen mundësitë e investimeve në nivel komunal, bashkëpunimi në mes komunave të rajonit dhe bizneseve lokale për zhvillimin e potencialeve turistike, investimet në infrastrukturë dhe korniza strategjike për zhvillim ekonomik rajonal në Kosovë.
Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për të stimuluar ekonominë dhe për të dhënë një impuls të ri komunitetit tonë.
Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe fjalëdhënësit për kontributin e tyre të vyer!
Është koha për të punuar së bashku për një të ardhme më të ndritur dhe me prosperitet për Komunën e Deçanit!