Së shpejti komuna e Deçanit më unifikim të adresave dhe vendosjen e tabelave në në qytet dhe në të gjitha fshatrat, kjo është bërë e ditur në një takim të mbajtur më zyrtar komunal ,përfaqësues të Policisë së Kosovës , ndërmarrjes se pastrimit , ujësjellësit ,zjarrfikësve, PTK-së, administratës komunale .
Gjatë këtij takimi Shkëlzen Shehu, nga drejtoria komunale e Urbanizmit, bëri të ditur se pas projektit të fituar nga Bashkimi Evropian, dhe nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit komuna e Deçanit është e para nder komunat e Kosovës që d të realizoj ketë projekt jetik .
Tutje shehu tregoi se tashmë sapo është kthyer nga një trajnim ku bashkë më përfaqësues të këtij projekti kanë vizituar Norvegjin konkretisht Osllon, po ashtu kanë qëndruar edhe ne Danimarke ku kanë pa nga afër punën dhe projektet e tyre të realizuara për të parë mundësinë e implementimit të këtij projekti edhe tek ne .
Pas elaborimit në pika të shkurtra për përfaqësuesit institucional të pranishëm në këtë takim lidhur më projektin Shehu bëri të ditur se deri në përfundim të këtij viti komuna e Deçanit dhe të gjitha fshatrat do të kenë emërime te rrugëve dhe shesheve po ashtu edhe do të digjitalizohen. Po ashtu kujtoj se nga ky fond i ndarë nga BE-ja, kanë përfituar vetëm dy komuna të Kosovës , komuna e Deçanit ,dhe komuna e Fushë Kosovës .Vlera e mjeteve të ndara kapë shifrën afër 500 mijë euro. Pas finalizimit të këtij projekti komuna ka për detyrë që të kujdeset për mirëmbajtjen e shenjave.