Në Sallën e Kuvendit Komunal, u mbajt Seanca Solemne me rastin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Deçanit.
Në këtë ditë të shënuar, me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtojmë dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot. Nderojmë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e çmuar të të gjithë atyre që dhanë gjithçka për çlirimin e vendit.
Me këtë rast, Komuna e Deçanit ndau Mirënjohjen e Qytetit (Post Mortem) për ish-Kryetarin e Komunës së Deçanit, të ndjerin Mehmet Bojku, në shenjë vlerësimi për kontributin, përkushtimin, vizionin dhe përgjegjësinë e tij në themelimin dhe ndërtimin e institucioneve komunale në një periudhë të rëndësishme për qytetarët e Deçanit. Mirënjohja iu dorëzua djalit të tij, Gëzim Bojku.
Përjetësisht mirënjohës për sakrificën e brezave që na sollën lirinë.
Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit!
Lavdi luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!