Aty ku për her të parë ishin mbledhur burrat e Lumbardhit, nismëtaret e pajtimit të gjaqeve në oden e Halil Lekaj , ata sotë serish u bashkuna pas 27 viteve, për të shenuar këtë datë më rendesi .Me organizmim të komunës së Deçanmit dhe fshatit Lumbardhë sot nga protogonistët të asaj kohe është kërkur që të jemi më të bashkur dhe në shënimin e 30 vjetorit të kësja date të mos kete familje në hasmeri.Le të vazhdoi serish ajo moto që dikur bëri jehonë në gjithë vendin dukë thën ,,Jo atyrë që jan trima më ngre gishtin e krimit por atyre që jan trima më shtri dorën e pajtimit’’.
I pari i komunës z.Rasim Selmnaj , nder të tjera tha se ne si institucion jemi mundu në vazhdmësi të shënojmë data me rendesi dhe të ndertojmë edhe monumente aty ku janë shënuar këto data. Kemi ndërtu memoriale, dhe vende historike më vlerë aty ku janë mbajtë dhe shënu aktivtete nder vite tha nder të tjera kryetari Selmanaj.Jemi duke punuar që ta rregullojmë hapsirën tek verrat e Llukës aty ku u falen mbi 100 gjaqe dhe ngatërresa besoi se ket vit do të përfundohet.
Lumbardhi ishte shembulli më i mir për gjitha trevat shqiptare kështu than ata të cilët ishin protogonist të asaj kohe. Dhe sot ishin prezent në këtë datë të shënur si: Myrteza Lekaj , Don Lush Gjergji, Mulla Xhevat Kryeziu .Prof Marjan Demaj, Prof.Mehmet Rukiqi,Prof.Zymer Neziri ,Flmaur Gashi,Mulla.Ajni Ramadani dhe Behram Hoti.Të cilët evokuan kujtime të asaj kohe të vështirë . Këshilli organizativ më kët rastë ndau edhe mirënjohje për kryetrain e Komunës z.Rasim Selmanaj ,Prof.Marjan Demaj,Flamur Gashin,Sali Cacaj,Mulla.Ajni Ramadanin,Halil Behranin ,Cen Desku,Hysen Mazrekaj,Nasim Haradinaj,Zymer Neziraj,Riza Krasniqi,Beharam Hoti,Islam Haxhiu,Ajete Lekaj dhe Ali Ukaj poashtu fshati Lumbardh me mirënjohje nderoi Myrteza Lekaj. Poashtu të gjithë së bashku bënë edhe homazhe dhe vendosën kurora më lule tek memoriali i ngritur në kodern e pajtimit në Lumbardh i cili sikurse flet për historin e këtij vendi.