Për të shënuar 6 Marsin Ditën e Dëshmorëve të Kosovës , kryetari I komunës z.Rasim Selmanaj, i shoqëruar nga stafi I tij , bacë Hilmi Haradinaj , përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së , zyrtarë komunal të komunave të përafërta më Deçanin, ish Ushtar të UÇK-së , dhe qytetarë të shumtë , kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan ,aty ku prehen eshtrat e dëshmorëve të Kombit nga Dukagjini bashkë me bashkëluftëtarë nga të gjitha viset shqiptare.
Kryetari Selmanaj ,tha se nderi dhe lavdia u takon të rënëve, ndërsa, ne, të gjallët duhet të kujdesemi që amanetin e tyre ta dërgojmë në vend.
Në këtë kuadër kryetari i komunës z. Rasim Selmanaj ,së bashku më stafin e tij , ka vazhduar homazhet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep ,në përvjetorin e rënies së Dëshmorit të Kombit ,pjesëtarit të tri Ushtrive tona Çlirimtare ,Shpend Mazrekaj , rënë në Tanushë si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.