Në kuadër të shënimit të ditës së mësuesit 7 Marsi nënë përkujdesjen kryetarit të komunës z.Rasim Selmanaj , në bashkëpunim më DKA-në dhe gjimnazin,, Vëllezërit Frashri’’ është shënuar 7 Marsi dita e mësuesit .
Në këtë ceremoni janë nderuar mësimdhënësit të cilët janë pensionuar mes 7 Marsit të vitit 2013 dhe 2014.
Në fjalën e tije kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se jemi sot bashkë në shënimin e 7 Marsit, ditës së mësuesit dhe më këtë rast edhe në përurimin e monografisë të gjimnazit,, Vëllezërit Frashri’’ , të përgatitur nga autori Hasan Lokaj.
Kamkënaqësinë që sot, në Ditën e Mësuesit, t’ua uroj gjithë juve ditën tuaj, 7 Marsin, ditën që padyshim është më e veçanta në kalendarin akademik të arsimit.
15 vjet pas luftës së lavdishme të UÇK-së dhe 6 vjet pas bërjes së Kosovës shtet i pavarur, mund të them se ju meritoni më shumë se që ju ofroi shteti ynë deri më sot.
Sikur edhe sot, ju edhe dje ishit themeli dhe kuptimi i shtetit dhe përpjekjeve tona.Ju e mbajtët gjallë ndjenjën e shtetit dhe të lirisë në gjenerata të tëra. Ishit edukues të nxënësve me brumin e lirisë dhe ishit vetë pjesë e luftës për liri. Dhe shumë mësues e nxënës, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bënë gurthemel i pavarësisë dhe emra që nuk harrohen kurrë në kujtesën e popullit tonë. Të nderuar mësues, dita juaj, në Kosovën e sotme, është një prej datave apo ngjarjeve më të veçanta për ne. 7 Marsi është në mesin e datave më të mëdha të kombit, bashkë me Ditën e Pavarësisë, Ditën e Përkujtimit të Dëshmorëve të Kombit.Në historinë e shqiptarëve të ishe mësues ishte nder, privilegj dhe mbi të gjitha punë fisnike. Krahas kësaj, të qenit mësues i popullit, ishte edhe një peshë e rëndë. Rrezikimi i qenies kombëtare kërkonte edukimin e brezave të rinj në frymën e atdhedashurisë. E, Ju, mësues të nderuar, e bëtë këtë më së miri. Selmanaj, po ashtu ne fjalimin e tije në pika të shkurtra tregoi edhe për investimet e bëra në shkolla brenda 4 viteve të mandatit që lamë pas dhe planifikimin për mandatin që do nis tashmë.
Këtë datë të shenjur e kanë përshëndetur edhe Kryetari i SBASHKU-t, z.Rrahman Jashari , drejtori i DKAS-së , z.Qazim Maloku ,Demë Mulliqi veteran i Arsimit, Prof Sali Mazreku, Profesoresha Zelfije Qorraj ,Bajram Jonuzaj dhe shumë të tjerë.
Në promovimin e monografisë Gjimnazi ,,Vëllezërit Frashri ’’, të autorit Hasan Lokaj , është thënë se kjo monografi ka një vlerë të jashtëzakonshme me vet faktin se përmblidhen 46 vite nga themelimi i këtij gjimnazi dhe përfshihet të gjitha periudhat kohore duke mos harruar të ceken edhe emrat e të gjithë atyre ish nxënës të këtij gjimnazi të cilët tashmë janë doktorë, profesor ,e kryetra komunash .
Në shenjë mirënjohje për këtë ditë të shënuar kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, ndau mirënjohje të veçantë për drejtorin e parë të kësaj vatre diturie Sahit (Rexhep) Çekaj , po ashtu DKA – dhe SBASHKU kanë ndarë mirënjohje për mësimdhënësit në pension dhe mirënjohje postmortum.
Me mirënjohje janë nderu :
TE PENSIONUARIT E PUNËTORËVE TË ARSIMIT PREJ DT.07.03.2013 DERI ME DT.07.03.2014.
- Isuf Çekaj .…….dt.18.01.1949…………..SH.F.M.U. “ Avni Rrustemi “ – Irzniq
- Sadik Zejnaj ……dt.13.02.1949 …Roje nate…SHFMU “ Avni Rrustemi”-Irzniq
- Lumturije Dautaj ..dt.15.12.1948 ……SH.F.M.U. “ Lidhja e Prizrenit “ – Deçan
- Imer Ramosaj…dt.10.11.1948…. pun. Teknik SH.F.M.U. “ L. e Prizrenit “ – Deçan
- Haxhë Demhasaj …dt.13.02.1949..p. teknik..SHFMU “ Lidhja e Prizrenit” – Deçan
- Arif Kelmendi …dt.02.06.1948….SH.F.M.U. “ Lidhja e Prizrenit “ – Deçan
- Abaz Qufaj ….dt.05.09.1948….SHFMU “ Lidhja e Prizrenit “ – Deçan
- Musë Alimusaj… dt.07.06.1948 …SH.F.M.U. “ Bajram Curri” – Strellci Epërm
- Muhamet Elezaj... dt.08.10.1948…SH.F.M.U. “ Bajram Curri “- Strellci Epërm
- Hasan Bajraj …dt.01.01.1949…SH.F.M.U. “ Bajram Curri “ – Strellci Epërm
- Binak Avdimetaj …dt.03.01.1949…SH.F.M.U. “ Bajram Curri “ –Strellci Epërm
- Rexhep Avdimetaj …dt.03.01.1949 ….SH.F.M.U. “ Bajram Curri “ –Strellci Epërm
- Nezir Hulaj …dt.14.12.1948…SH.F.M.U “ Dëshmoret e Vokshit “- Pobergjë
- Rabije Mushkolaj…dt. 16.01.1949…SH.F.M.U.. “ D r i t a “ – Gramaqel.
- Hysen Kasumaj …dt.25.06.1948 ( sekretar)…SHFMU “ Drita “ – Gramaqel
- Ramë Dacaj…dt.17.09.1949…gjimnazi “ Sami Frashëri” –Irzniq.
- Hasan Tolaj …dt.20.02.1949.. Roje nate….Gjimnazi “ V. Frashëri “ – Deçan
- Muzli Kuçi…dt.01.05.1948…punëtor teknik…Gj. “ V. Frashëri” – Deçan
- Selim Lokaj…dt.10.08.1948…Gjimn. “ V. Frashëri” – Deçan.
- Rexhë Sadrijaj…dt.10,03.1949…Gjimn. “ V. Frashëri “ – Deçan.
- Kekë Ahmetaj…dt.15.03.1948…SHFMU “ Isa Boletini” – Isniq.
- Bajram Ahmataj…dt.27.09.1948…SHFMU “ Isa Boletini “ – Isniq.
- Shaban Bojku…dt.16.06.1948…SHFMU “ Isa Boletini “ – Isniq
- Ukë Balaj …dt.05.09.1948…SHFMU “ Isa Boletini “ – Isniq.
- Ahmet Shala…dt.01.10.1948…SHFMU “ Isa Boletini “ – Isniq.
- Shefqet Nitaj…dt.20.10.1948…SHFMU “ Sylë Alaj “ – Drenoc
- Asmon Lokaj…dt.16.12.1948…SHFMU “ Sylë Alaj “ – Drenoc.
- Shkurte Lokaj…dt.03.05.1948…SHFMU “ Sylejman Vokshi “ – Prejlep.
- Maxhun Çekaj…dt.28.07.1948…SH.M.T. “ Tafil Kasumaj “ – Deçan.
- Have Ismajlaj…dt.13.11.1948….SH.M.T. “ Tafil Kasumaj “ – Deçan.
- Izet Gjikokaj …dt.01.09.1948…SHFMU “ Kuvendi i Verrave te Llukës” – Llukë e epërme ( pas vdekjes ).
- Asllan Islamaj ……. SHFMU “ Isa Boletini “ në Isniq ( Pas Vdekjes ).
- Kamer Tahirsylaj ….gjimnazi “ Sami Frashëri “ në Rrezar ( Pas vdekjes )