Në kuadër të projektit “Turizmi rural për zhvillimin ekonomik të zonës ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi ” i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga IADK në partneritet me shoqatën,, Golden Honey ,,nga komuna e Deçanit sotë ësht shënuar dita e Gështenjes në Deçan .
Komuane Deçanit ësht e njohur për gështënjën që ka dhe për produkte tjera andaj një ditë si kjo për prezantimin e produketev ësht e mirëseardhur thanë ata të cilët sot kishin ekspozuar edhe produkte të ndryshme në ketë panair.
I pari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se jemi me një ngjarje të veçantë në ditën e Gështenjës , duke ju falënderuar juve që jeni pjesë e këtij panairi falënderoi edhe BE-në për mbështetje të vazhdueshme të projekteve në Deçan. Vet prezenca juaj këtu ka domethënien se Deçani duhet të ruaj ketë traditë të shënimit të kësaj dite.
Në hapje të këtij panairi për bashkëpunimin e mirë mes Komunës së Deçanit dhe BE-së në projekte të përbashkëta ka folur edhe përfaqësuesi i IADK-së z.Gursel Arifi dhe Mirsad Nimanaj nga shoqata ,,Golden Honey,,
Ndryshe shënimi i kësaj dite në kuadër të këtij projekti ka për qëllim
Promovimi i zhvillimit të turizmit rural në zonën ndërkufitare në mes Kosovës/Kosovo dhe Malit të Zi/ Crnë Gore
· Ndërtimin e qendrës informuese për turistët në Deçan
· Ndërtimi i shtegut për këmbësorë dhe shënjimi i tij.
· Krijimi i kushteve për ofrimin e shërbimeve për turistët