Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
1/ Ftesat/Njoftimet
1/ Ftesat/Njoftimet/KK/KPF
1/ Kuvendi i Komunës
1/ Plani i Prokurimit
2/ Komiteti për Politikë dhe Financa
2/ Procesverbalet
2/ Rregulloret/KK
3/ Debatet Publike
3/ Njoftim për Kontratë
3/ Raportet
3/ Vendimet/KK
4/ Dokumentet/KK
4/ Njoftim për Dhënie të Kontratës
5/ Njoftim për Anulim të Aktivitetit të Prokurimit
5/ Takimet Publike
6/ Njoftimi për Nënshkrim të Kontratës
6/ Planet/KK
7/ Njoftim për Informata Shtesë
7/ Raportet/KK
8/ Njoftim për Konkurs Projektimi
8/ Procesverbalet/KK/KPF
9/ Njoftim mbi Rezultatin e Konkursit të Projektimit
9/1/ Kontratat
9/2/ Vendimet e OSHP-së
9/3/ Kërkesat Për Rishqyrtim
Buxheti
Buxheti/KAB
Dokumentet
Dokumentet
Konkurset
Kuvendi
Njoftimet
Njoftimet/Shpalljet
Projektet
Prokurimi
Raportet/BF
Statuti
Zyra për Integrime Evropiane dhe Komunitete
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
1/ Ftesat/Njoftimet
1/ Ftesat/Njoftimet/KK/KPF
1/ Kuvendi i Komunës
1/ Plani i Prokurimit
2/ Komiteti për Politikë dhe Financa
2/ Procesverbalet
2/ Rregulloret/KK
3/ Debatet Publike
3/ Njoftim për Kontratë
3/ Raportet
3/ Vendimet/KK
4/ Dokumentet/KK
4/ Njoftim për Dhënie të Kontratës
5/ Njoftim për Anulim të Aktivitetit të Prokurimit
5/ Takimet Publike
6/ Njoftimi për Nënshkrim të Kontratës
6/ Planet/KK
7/ Njoftim për Informata Shtesë
7/ Raportet/KK
8/ Njoftim për Konkurs Projektimi
8/ Procesverbalet/KK/KPF
9/ Njoftim mbi Rezultatin e Konkursit të Projektimit
9/1/ Kontratat
9/2/ Vendimet e OSHP-së
9/3/ Kërkesat Për Rishqyrtim
Buxheti
Buxheti/KAB
Dokumentet
Dokumentet
Konkurset
Kuvendi
Njoftimet
Njoftimet/Shpalljet
Projektet
Prokurimi
Raportet/BF
Statuti
Zyra për Integrime Evropiane dhe Komunitete

Shënohet Epopeja e Dukagjinit në Gllogjan dhe Deçan

         

         

    

24 Marsi nisë me homazhe në ,, Kompleksin Memorila ’’në Gllogjan,  ku  për të nderuar dëshmorët e kombit përfaqësues institicionale ,  për faqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues organizimesh politik dhe jopolitike nga e gjithë hapësira shqiptare , përfaqësues institucionesh , kanë bër homazhe dhe kanë vendos kurora me lule për te nderuar deshmoret e kombit .

Ky shenim i kësja  date në përvjetorin e shtatëmbëdhjëtë te fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin , ditës së dëshmorëve të kësaj Zone dhe përvjetorin e gjashtëmbëdhjëtë të sulmeve ajrore të Nato-s mbi caqet serbe. Pikërisht më këtë datë , forcat okupatore sllave , policore e ushtarake , ia mësynë epiqendrës se Dukagjinit , Gllogjanit heroik , ia mësynë familjes së madhe Haradinaj,me gjithë potencialin që kishin. Llogaritë e forcave vrastare të pushtuesit mizor , atë ditë hesapin kishin bërë gabimisht .Ata u kthyen me bisht ndër këmbë , duke bartë me vete shumë të vrarë e të plagosur. Hilmi Haradinaj , gjeneralët trima Ramush , Shkëlzen , e Daut Haradinaj, e gjithë familja Enver , Rasim , Bujar , Memë e Frashër Haradinaj, me bashkëluftëtarë , po dërgonin atë ditë anekënd trojeve tona , jehonën e pushkëvë çlirimtare përcjellë me kushtrimin historik të luftës për liri . 24 Marsi , nderrimi epokal i kahjes historike të Lëvizjes sonë Kombëtare , u fuqizua atë ditë edhe me gjakun e tre dëshmorëve trima , tre luftëtarëvë të orëvë të para të lirisë: Gazmend Mehmetaj , Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj . 24 Marsi , u bë sinonim i rifillimit të dërgimit në vend të amanetit të Luanit të madh të UÇK-së , Luanit të Bjeshkëve të Pashtrikut , Luan Haradinit , heroit madhor të luftës sonë , po dërgohej në vend amaneti i Jasharajve legjendarë , i qindra e mijëra atdhetarëve neper breza. Kulla e Hilmi Haradinaj , u shënderru në kala dhe bedena , duke paralajmëruar pranverën e madhe shqiptare , për tu bërë sinonim i rekrutimit te qindra e mijëra luftëtarëve të lirisë, që po i bashkëngjiteshin dasmës së madhe, që po i bashkëngjiteshin kushtrimit të Atdheut ! Dhe pyetej me te drejtë se, ku qëndronte misteri i gjithë kësaj fuqie , i gjithë këtyre sukseseve? Këta luftëtar trima , udhëhiqeshin nga emri i emblemë i luftës , strategu që kishte sfiduar të gjitha doktrinat ushtarake të kohës , udhëhiqeshin nga komandanti çlirimtar , gjenerali Ramush Haradinaj. 24 Marsi i një viti më vonë , shënon edhe sulmin e forcave ushtarake të NATO-s mbi caqet serbe , që është gjithashtu treguesi më domëthënës për pastërtinë dhe të drejtën e luftës sonë çlirimtare.

Në emër te të gjitha familjeve të dëshmorëve , invalidëve dhe veteranëve të luftës ka folur  gjenerali Ramush Haradinaj, tashmë lider i Alenances për Ardhemrin e Kosovës ku nder të tjera tha se më 24 mars 1998 në Gllogjan të Dukagjinit, pas një lufte të pa kompromis ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe, këto të fundit ishin kthyer mbrapsht dhe kokulur andej kah kishin ardhur, pasi ishin luftëtarët e UÇK-së të cilët kishin marrë kontrollin në zonën e luftës së kësaj ane, madje armiku ishte turpëruar dhe kishte humbur nderin atë ditë. Haradinaj, kujtoi ngjarjet e asaj kohe duke thënë se edhe pse nuk ishin të barabartë me pajisje dhe gjëra tjera, por gjatë përballjes me armikun më 24 mars, për çudi epilogu kishte qenë ndryshe, ku zona e luftës nuk kishte mbetur nën kontrollin e forcave serbe por të ushtarëve shqiptarë.

Ai tha se atë ditë pos viktimave dhe pajisje që la pas vete armiku, ai e humbi edhe nderin e vet në Gllogjan duke u tërhequr me turp dhe i mundur, por kishte marrë edhe një porosi se shqiptarët kanë ndryshuar dhe nuk mundet më t’i poshtërojë askush.Ndersa në  emër të institucionit komunal kryetari i komunës së Deçanit, z.Rasim Selmanaj tha se Gjithmonë në këtë datë jemi takuar ndër vite, në kujtim të ngjarjes së madhe, në kujtim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin. Gjithmonë në këtë ditë jemi takuar për të kujtuar edhe ndërhyrjen ushtarake të forcave të NATO-s mbi caqet serbe  në përkrahje  të popullit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto dy ngjarje të 24 marsit kishin një emërues të përbashkët, lirinë e një populli të shtypur në zemër të Evropës.Në këtë vend gjatë historisë breza të tërë kanë luftuar për lirinë trojeve të veta. Prandaj, këtu, në zemër të Dukagjinit, pikërisht në Gllogjanin e nderit e të lavdisë, nisi lufta frontale  kundër forcave serbe. Pas Prekazit ndodhi Gllogjani Dhe, familja Haradinaj, në ditën e 24 Marsit, sikur u shndërrua në legjendë. Kjo ngjarje më pas u bë shpirti i luftës së lavdishme të UCK-së. Pas kësaj beteje qindra e mijëra luftëtarë iu bashkuan njeriut që nuk u mposht kurrë, në asnjë betejë, komandantit emblematik, Ramush Haradinaj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si projekti më i madh i shqiptarëve në shekullin e XX, faqebardhë e fitoi luftën e faqebardhë e mbrojti nderin e saj edhe pas luftës. Sot, fatkeqësisht jemi para një sfide  të rrezikshme, e cila synim ka që 16 vjet pas fitores së madhe të trazoi luftën e UÇK-së. Është krejtësisht e padrejtë që ndaj një populli dy-milionësh, të bëhen 20 vjet gjyqe e linçime për luftën e tij çlirimtare, për luftën e përkrahur, të ndihmuar e të njohur ndërkombëtarisht nga bota demokratike . Sot, politika dhe qeverisja e këtij vendi nuk duhet të jetë neutrale ndaj këtyre zhvillimeve .Ne nuk jemi kundër drejtësisë, por fuqishëm jemi kundër të padrejtës. Nuk ka moment më të posaçëm, më të duhur se ky që jemi sot, se vendi dhe dita që na ka bashkuar, që t’i kujtojmë secili vetes sonë se cila është rruga e vërtetë, cila është kahja që na çon drejt synimit të përbashkët. Nuk ka vend e moment më të duhur, se sa kjo fushëbetejë e historisë jo të shumë  hershme, që të  konsolidohemi për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë e të brezave pas nesh. Vetëm ai dhe ata që me gjak e jetë e nënshkruan fatin e këtij vendi e kanë besimin, mirënjohjen dhe respektin tonë të plotë. Sot kujtojmë e nderojmë sakrificën e familjes së madhe Haradinaj,Luanin e Shkelzenin Kujtojmë e nderojmë ata që ranë me 24 Mars, Gazmend e Agron Mehmetaj,  e Himë Haradinaj ,kujtojmë qindra e mijëra dëshmorë e martirë që ranë këtu në Dukagjin e në gjithë Kosovën.

Sot e përgjithmonë përulemi me respektin më të madh ndaj atyre që u bënë themeli i lirisë dhe i shtetit tonë. Prandaj, kujtojmë dhe falënderojmë të gjithë ata gjeneralë e ushtarakë të NATO-s që iu bashkuan projektit tonë të lirisë. Në këtë ceremoni kanë fole  edhe historiani, Muhamet Malaj dhe Fatmir Humolli të cilët përmendën luftën që u zhvillua në Gllogjan, duke thënë se në këtë betejë ishte parë se sa e dobët ishte Serbia përballë forcës ushtarake të popullit të organizuar.

Manifestimi ka vazhdur më një program të pasur kulturo Artisti ku kanë përformuar emra të njohur të ëstrades gjithë shqiptare si Rapsodët Deçanas,Aktorë Rrustem Latifi , Çun Lajqi, Shkodran Tolaj , Besiana Mehmeti, Meda ,Labi, Aferdita Demaku, Rovena Stefa, Dhurata Dora, Alban Mehmet, Lok Komani,Adelina Tahiri etj

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
1/ Ftesat/Njoftimet
1/ Ftesat/Njoftimet/KK/KPF
1/ Kuvendi i Komunës
1/ Plani i Prokurimit
2/ Komiteti për Politikë dhe Financa
2/ Procesverbalet
2/ Rregulloret/KK
3/ Debatet Publike
3/ Njoftim për Kontratë
3/ Raportet
3/ Vendimet/KK
4/ Dokumentet/KK
4/ Njoftim për Dhënie të Kontratës
5/ Njoftim për Anulim të Aktivitetit të Prokurimit
5/ Takimet Publike
6/ Njoftimi për Nënshkrim të Kontratës
6/ Planet/KK
7/ Njoftim për Informata Shtesë
7/ Raportet/KK
8/ Njoftim për Konkurs Projektimi
8/ Procesverbalet/KK/KPF
9/ Njoftim mbi Rezultatin e Konkursit të Projektimit
9/1/ Kontratat
9/2/ Vendimet e OSHP-së
9/3/ Kërkesat Për Rishqyrtim
Buxheti
Buxheti/KAB
Dokumentet
Dokumentet
Konkurset
Kuvendi
Njoftimet
Njoftimet/Shpalljet
Projektet
Prokurimi
Raportet/BF
Statuti
Zyra për Integrime Evropiane dhe Komunitete