Komuna e Deçanit brenda pak ditësh do të bëjë zgjidhje të përhershme sa i përket Objektit për Brigadën e Zjarrfikësve. Sot zyrtarisht kanë nisur punimet për ndërtimin e objekteve të kësaj Brigade. Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj me bashkëpunëtor, kanë marrë pjesë në fillimin e pastrimit të terrenit ku sot ka nisur paralelisht edhe ndërtimi i objektit të Zjarrfikësve.
Me këtë rast kryetari Selmanaj ka deklaruar se shuma e ndarë nga buxheti i Komunës në vlerë rreth 150 mijë euro , do të zgjidh njëherë e përgjithmonë çështjen e objektit të kësaj brigade.
“Ne sot po nisim këtu ndërtimin e objektit të zjarrfikësve të Deçanit, ky projekt na ka kushtuar 150 mijë euro, por netot jemi të lumtur sepse po bëjmë zgjidhje të përhershme për sa i përket Brigadës së Zjarrfikësve” Tha Selmanaj
Tutje kryetari i Komunës së Deçanit Selmanaj, ka deklaruar se si komunë janë të kënaqur me shërbimin që në vazhdimësi e kanë kryer brigada e Zjarrfikësve, prandaj siç tha ai nuk do të mungoj asnjëherë përkrahja e komunës së Deçanit, qoftë për akomodim sa me të mirë, por edhe për shtim të kapaciteteve dhe profesionalizmit të kësaj brigade.
Edhe drejtori Komunal i Shërbimeve Publike Admir Hasanaj, duke thënë se ka qenë e domosdoshme sigurimi i hapësirës dhe ndërtimi i objektit për këtë brigadë, shprehu falënderimet e tija për punën dhe angazhimin që brigada e zjarrfikësve ka dhënë, në situata të ndryshme ku kanë intervenuar.
Që nga dhjetoi i vitit të kaluar, pas zhvendosjes nga objekti i më hershem, vend ky ku aktualisht po ndërtohet Qendra e dhënies së dokumenteve civil, dhe patentë shoferëve, Brigada e Zjarrfikësve ka kryer ë misionin e saj duke qenë të vendosur tek vendi i quajtur “Podi i Gështenjave”, mirëpo me iniciativën e Kryetarit Selmanaj, është gjetur zgjidhje e përhershme dhe shumë me adekuat, prandaj vendi afër stacionit të autobusëve dhe tregut të qytetit, tek ish kooperativa bujqësore, do të jetë vendi me adekuat për këtë brigadë.