Shkolla e Kitarës “Vihuela”, nga Prishtina për të tretin vit radhazi mbajti koncert në Deçan .Për dallim nga vitet më parë ku këtë koncert e kishin mbajtur në Muzeun Kombëtar “Jusuf Gërvalla”, në Dubovik, për nderë të Ditëve të Diasporës. Ketë vit është mbajte në fshatin Dranoc tek kulla e Mazrekaj .I pranishëm në ketë aktivitet kulturorë ishte kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë , njerëz të artit dhe kulturës , bashkatdhetarët dhe qytetar të cilët kanë ndjekur nga afër ketë aktivitet kulturorë. Duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen njëkohësisht duke shpreh mirënjohjen për organizatorët tha se organizime të tilla janë të mirëseardhur për komuna tonë me vet faktin se Bashkatdhetarët janë pjesë e këtij vendi të cilët në ç’do kohë kanë dhen kontributin tyre për të mirën e vendit.
Në ketë aktivitet kulturorë përformuan talent të rinje të udhëhequr nga Prof.Naser Dula .
.Faleminderit talenteve të rinje për përformacën dhe shkollën e kitarës “Vihuela”, që sjellën tingujt e kitarës, violinës , pianos dhe harmonikës të cilët për dashamirët e këngës së bukur shqipe dhuruan qaste të këndshme .