Gjimnazi ,,Vëllezërit Farshëri’’,në Deçan ,deri në shtator do të jetë i përfunduar në tersi më një infrastrukturë të rregulluar kjo do të realizohet ne bazë të projektit (menaxhimi i efiqencës elektrike)në vlerë prej preje 450 mijë euro .
Kanë nisur punimet për këtë projekt ku i pranishme ishte edhe i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , më bashkëpunëtor , drejtori i kësaj shkolle z.Musa Stojkaj, koordinatori i këtij projekti Bashkim Bajrami dhe mësimdhënës të kësaj shkolle.
Në ceremoninë e fillimit të renovimit të këtij objekti i cili ka mbi 1200 nxënës që vijojnë mësimin këtu kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se ky investim ka qen mese i nevojshëm për këtë objekt më vet faktin se mos rregullimi i këtij objekti ka krijuar shpenzime të shumta në ngrohje ,njëkohësisht edhe në mirëmbajtjen e objektit ngase nyejt sanitare kanë qen të dëmtuara po ashtu edhe çatia në disa pjesë ka qen e prishur dhe më këtë investim përmirësohen kushtet për nxënës dhe mësimdhënës.
Drejtori i shkollës z.Musa Stojkaj ,nder të tjera tha se rëndësia e këtij investime është shumë e madhe sepse nxënësit dhe mësimdhënësit do të kenë kushte të mira për mbarëvajtjen e procesit mësimore po ashtu edhe ne si drejtori do ta kemi më të lehtë mënagjimin e shkollës sepse vetëm më ngrohjen qendrore janë krijuar shpenzime të mëdha ndërsa izolimi i mirë do të ul shpenzimet në akt shkollë .Edhe Bashkim Bajrami Asistent në realizimin këtij projekti tha se ky objekt do të përfundohet në tersi brenda afatit të paraparë deri në shtator që do të thotë më fillimin e vitit të ri kalendarik 2013/2014, jemi dhe bërë përpjekjet maksimale që fondin e ndarë për rregullimin e kësaj shkolle ta menaxhojmë në mënyrën më të mirë që kjo shkollë të mos këtë asnjëherë ndonjë problem për një kohë të gjatë kështu tha Bashkim Bajrami.