E formuar në Dhjetor të vitit 2020 ,,Shoqata e Bletarëve’’ në Deçan edhe zyrtarisht ka hap zyrën e saj të re sot. .Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , bashkë më drejtorin e BPZHR z.Rifat Stojkaj , kanë takuar anëtarët e kësaj shoqate dhe kryetarin e tyre z.Haki Tahirukaj, në hapjen solemne të zyrës së Bletarëve të komunës së Deçanit të cilët tashmë do të kenë një adrës të përbashkët për konsultime, për njoftime të kësaj lëmie , për pjesëmarrje në panaire dhe shqetësimet e tyre .
Aktualisht në komunën e Deçanit janë rreth 8000 mijë shoqëri bletë (koshere) që në të ardhmen pritet të rriten
Kryetari Ramosaj i përgëzoi për punën dhe angazhimin e tyre në ruajtjen e kësaj pasurie më të cilën gjithmonë komuna e Deçanit ka qen një nder komunat e para për mjaltin cilësorë duke ju premtuar mbështetje te vazhdueshme gjithmonë ne koordinim me DBPZHR .Vlen të ceket se kjo zyre e cila është përuruar sot gjendet në objektin e pallatit të kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ në Deçan në katin e III-të dhe do të jetë e hapur çdo dit.