Drejtoria Komunale për Arsim,ka bërë publike rezultatet e testit të arritshmërisë.
Këtij testi këtë vit i janë nënshtruar gjithsej 635 nxënës, në 17 shkolla të mesem të ulëta sa numëron komuna e Deçanit.
Këtë e bëri të ditur drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit z.Qazim Maloku.Maloku nder të tjera tha se këtë vit jemi të kënaqur më rezultatin e testit të arritshmerisë më vet faktin se bazuar në statistikat e përgjithshme del në 635 nxënës kanë kaluar më pikët mesatare ndërsa përqindja arrin në 70% ,rezultat që lë për të dëshiruar në përgjithësi.
Maloku tha se testi i klasës së nëntë varësisht nga rezultatet e treguara dhe pikëve nga suksesi shkollor, do t’ju mundësojë këtyre nxënësve përcaktimin për drejtimin e shkollimit të mëtutjeshëm në arsimin e mesëm. Ndryshe nga sot pas publikimit të këtij testi dhe marrjes së diplomave, këta nxënës mund të regjistrohen deri ditën e ënjtë më dr 11 Korrik 2013, në drejtime të ndryshme që u mundësojnë 3 shkolla të mesme te komunës së Deçanit, por edhe në komunat tjera varësisht nga përzgjedhja e tyre.