Ushtarët e kontingjentit italian të KFOR (Kosovo Force) kanë përfunduar një projekt CIMIC-it për të ndihmuar Shtëpinë Rezidenciale për persona më nevoja të veçanta në Deçan .Për të siguruar këtë fonde ishte organizuar një aktivitet më 12 Gusht i quajtur “Charity Pizza” në Camp Film City në bashkëpunim me Elementin Kombëtar të Mbështetjes.
Drejtoresha e kësaj Shtëpie Hane Lekaj Berisha kohë më parë ishte drejtuar nëpërmjet stafit italiane e CIMIC dhe zyrës ndërlidhëse të Ekipit Monitorues LMT-së më anë të një kërkese për ndihmë në gjëra të nevojshme për këtë qendër .
Me shumën e ngritur në sajë të bashkëpunimit dhe bujarinë e personelit të KFOR-it ishte e mundur për të dhuruar pajisje mjekësore të tilla si karrige me rrota dhe anti-plagë nga të ndënjurit e gjatë në shtrat dyshekë, pajisje, karrige, batanije,tavolina makin për larje të rrobave etj. Më ketë raste drejtoresha Hane Lekaj Berisha shprehu mirënjohjen e sajë ndaj KFOR-it për gjest solidariteti duke duruar këtë donacion.
Për dorëzimin e këtij donacioni i pranishëm ishte edhe Colonel Francesco Randacio, përfaqësues të LMT-së , drejtori i Administratës Komunale z.Bashkim Ramosaj , drejtori i shërbimeve publike z.Izet Zenuni , drejtoresha për buxhet dhe Financa znj.Syzan Mustafaj dhe zyrtar të tjerë.
Se ka qen mesë i nevojshëm ky donacion për ketë shtëpi e kanë vlerësua pos KFOR-it edhe zyrtarët komunal.
Ndryshe ky projekt CIMIC-it është pjesë e një sërë aktivitetesh dhe iniciativash të promovuar nga KFOR-it në favor të popullatës lokale te të gjitha etnive dhe kulturave.