Ky donacion i vlefshëm, i dedikuar profilit automekanik në IAAP “Tafil Kasumaj”, është rezultat i marrëveshjes së arritur muaj më parë në Norvegji nga drejtori i shkollës, z. Lan Stojkaj, së bashku me z. Egzon Binakaj. Gjatë këtij takimi u nënshkrua bashkëpunimi mes shkollës sonë profesionale dhe gjimnazit më të njohur në Norvegji, i cili përfshin edhe mundësi konkrete për zhvillimin e praktikës së nxënësve tanë në Norvegji.
Një falënderim i veçantë për z. Diti Berisha për kontributin dhe përkushtimin ndaj vendlindjes, si dhe për të gjithë bashkëpunëtorët norvegjezë që mbështetën këtë projekt.