Qindra qytetar sot kanë qëndruar sot në fshatin Lloqan të komunë së Deçanit, për të mare pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Nacionale Deçan –Plave , ëndërr e kamotshme e qytetarëve të kësaj ane por edhe e gjithë Kosovës.
Deçani sot kishte vizitore të shumtë nga të gjitha trevat e Kosovës , kryeministra , ministra , deputete e qytetar të shumtë.
Prerjen e shirit për fillimin e punimeve në ndërtimin e kësaj rruge e bëri i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, kryeministri në detyrë z.Hashim Thaçi ,dhe kryetari i komunës ë Plavës z.Orhan Shahmovic .
Më këtë raste i pari i komunës z.Rasim Selmanaj tha se:
Kjo është ngjarje e veçant e karakterit Nacional ,ndërsa për komunën e Deçanit , ky është projekti më i rëndësishëm ne historinë e kësaj komune,mendoi se ky projekt do te hap perspektiven e komunës se Deçanit, ne zhvillimin e turizmit dhe te ekonomisë , ndërsa ne realisht me ketë projekt po lidhemi dhe po afrohemi me qytetaret e Plavës dhe Gucisë dhe besoi se do te kem bashkëpunim ne të gjitha fushat .Si i pari i komunës falënderoi edhe Qeverinë e Republikës se Kosovës, me te cilët kam një bashkëpunim të mirë ne realizimin e projekteve për komunën e Deçanit tha Selmanaj.
Ndërsa kryeministri ne detyrë z.Hashim Thaçi tha se :
Sot është një kënaqësi e veçante si për mua për kryetari e komunë së Deçanit z.Rasim Selmanaj , kryetarin e Plavës z.Orhan Shahmovic , poashtu datë historike për gjithë popullin shqiptar .Kjo rrugë ka qen ëndërr e gjithë shqiptarëve që të lidhen këto treva ne veçanti kjo pjesë e bukur Dukagjinit dhe Deçanit .Ky është një projekt i cili lidh korridoret ku jetojnë shqiptaret .
Kjo rrugë do të na lidhë më territoret shqiptare dhe natyrisht ne do të kem lëvizje më të mëdha .Kjo rrugë do ti kontribuoi edhe mardhenjëve tona ndërshtetërore , ku do te mundësoi edhe zhvillimin e turizmit dhe kjo pjesë e republikës se Kosovës do te jetë vend atraktiv edhe për zhvillimin ekonomik .Besoi se edhe Mali I Zi, do ta përmbyll pjesën e saje nga kufiri deri ne vendin e caktuar tha kryeministri ne detyrë z.Hashim Thaçi.
Edhe kryetari i Plavës z.Orhan Shahmovic, nder të tjera tha se një rrugë e karakterit Nacional ka një rendësi te veçante si për ne poashtu edhe për Kosovën. Fillimi i ndërtimit te kësaj rruge është arsyeja që edhe unë sot jam këtu. Fillimi i punimeve te kësaj rruge na gëzon sepse ne do te jemi me afër me Kosovën me afër me Deçanin, dhe do te mundësohet edhe zhvillimi i këtyre dy komunave por edhe i dy shteteve tha nder te tjera Shahmovic .
Ndryshe ky projekt i nisur sot që bashkon trojet shqiptare është projekt 5 vjeçar, këtë vite është paraparë që të përfundohen mbi 4 kilometra rrugë. Vlera totale e këtij projekti deri në përfundim pritet të jetë rreth 50 milion euro. Ndërsa gjatësia e rrugës është 35 kilometra.