Rruga e re “Hazir Him Zukaj” është një prej shumë angazhimeve që kemi për të përmirësuar infrastrukturën e Komunës së Deçanit dhe për të krijuar kushte më të mira për çdo qytetar.
Përmes këtij investimi, do të përmirësohet ndjeshëm qarkullimi dhe lidhja e këtyre fshatrave me pjesën tjetër të komunës, si dhe do të jetë një ndihmesë e madhe sidomos për ata që udhëtojnë çdo ditë në këtë rrugë.