Sot Kuvendi i Komunes së Deçanit ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt.
Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit z.Hajdar Sutaj, ndërë të tjera, Kuvendi, sot, ka marrë vendim për:
1. Ndarjen e tri parcelave, për ndertimin e tri qerdheve për fëmijë, përaktësisht në fshatin Gramaqel, Isniq dhe Strellc i Eperm!
2. Poashtu sot Kuvendi i Komunes ka marrë vendim për ndarjen e parceles për ndërtimin e pishines gjysemolimpike te Qendra Rinore!
3. Gjithashtu Kuvendi i Komunes ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare sipas marrëveshjes dhe ankes marrëveshjes për kontigjentin e lopëve qumshtore, me OJQ “Mëshqerra”
4. Ndërë të tjera Kuvendi i Komunes ka diskutuar edhe Raportin një vjeqarë të Kryetarit të Komunës.
5. Ka diskutuar raportin analitik financiarë për vitin 2023
6. Ka miratuar Planin e Punes së Kuvendit për vitin 2024
7. Ka miratuar vendinin për mbajtjen e mbledhjeve te rregullta te Kuvendit, KPF-së dhe Takimeve Publike.
Si dhe kanë diskutuar me ekzekutivin për shumë qështje me rëndesi për qytetarët, si infrasteuktura rrugore, ndriqimi publik, kanalet e ujitjes, investimi në shkolla, etj.