Sot, nen patroatin e Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj në sallën e Kuvendit të Komunës u mbajt Mbledhje Solemne për nder të datave 5 dhe 6 Maj, data ku përkujtohen heronjtë, dëshmorët e martirët e Kombit nga Komuna e Deçanit.
Në këto data ne nderojmë e përkujtojmë lavdinë e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, kujtojmë me respektin më të madh ata të cilët janë meritorët e ditëve të lira që ne i gëzojmë sot, kujtojmë sakrificën e Ushtrisë tonë e luftën e paepur për lirinë e vendit.
Kësaj seance i’u shtua nderimi dhe madhështia me prezencën e heroit të gjallë të këtyre ditëve, liderit tonë, z. Ramush Haradinaj.
Me këtë rast, Kryesuesi i Kuvendit z. Hajdar Sutaj, po ashtu përshëndeti familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë.
Lavdi përjetësisht dëshmorëve e martirëve të Kombit!
Lavdi luftës dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!