Për të përmbyllur këtë vit i cili ishte me plot sfida si rezultat i pandemisë COVID-19, pata nderin të pres në takim anëtarët e Shtabit Emergjent për menaxhimin e kësaj situate.
Me këtë rast shpreha falënderim të veçant për akterët relevantë të Shtabit Emergjent dhe Policinë e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të kësaj situate me virusin COVID-19 në qytetin tonë, por edhe të gjithë qytetarët e Deçanit të cilët kanë respektuar në përpikëri vendimet e marra nga Komuna e Deçanit dhe Ministria e Shëndetësisë gjatë këtij viti.
Ne po e mbyllim këtë vit sfidues duke shpresuar se viti 2021 të jetë vit më i mbarë!