Është mbajtë takimi i fundit i grupit punues mbi Model-Planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) 2022-2030.
Ky dokument është mbështetur nga qeveria gjermane, përmes GIZ-it ne bashkëfinancim me Komunën.
Ky Model i Planit pasqyron versionin e zgjeruar të Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEK) duke integruar elementet e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe klimës.
Modeli i Planit është zhvilluar në kuadër të pilot projektit për mbështetje të AKK-së dhe forma finale do të miratohet pas aprovimit të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë.
Modeli i planit është krahasuar dhe zhvilluar në përputhje me modelin e PKEK-së të ofruar nga Komuniteti i Energjisë dhe përmban të gjitha elementet e PKEK- së që kanë ndikim në nivelin lokal.
Komuna jonë është një nga 6 komunat përfituese në këtë projekt. Model-Plani do të dorëzohet gjatë këtij muaji, ndërsa në dhjetor pritet të dalë para Kuvendit Komunal.
Hartimi i këtij plani hap rrugët që Komuna e Deçanit të bëhet anëtare e Konventës së Kryetarëve të Europës,që i mundëson Komunës të fitoj grante sa i përket energjisë elektrike.
(Sqarim: Lajmi është publikuar pak ditë me vonesë, si shkak i mosfunksionimit të webfaqes).