Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e VI-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt.25.07.2017/e marte/, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Shqyrtimi i propozimit për Transfer/Rialokim të mjeteve buxhetore brenda kodeve ekonomike të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,
Shqyrtimi i propozimit për Transfer/Rialokim të mjeteve buxhetore brenda kodeve ekonomike të Drejtorisë për Arsim,
Shqyrtimi i propozimit të Ekzekutivit për Transfer /Rialokim të mjeteve buxhetore brenda kodeve ekonomike ,
Shqyrtimi i propozim-Vendimit për këmbimin e pronës Komunale-ngastra 429 me pronën private(materialin e posedoni nga mbledhja e muajit Maj),
Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për marrjen e Vendimit për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private, (materialin e posedoni nga mbledhja e muajit Maj),
Shqyrtimi i kërkesave,
Të ndryshme.