Sot, Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë, ku prezantoj projektet e realizuara gjatë këtij gjashtëmujori të parë të vitit, diskutuan për çështjet që i preokupojnë qytetarët, për ofrimin e shërbimeve cilësore komunale, pranuan sugjerime dhe propozime lidhur me çështjet me interes të përgjithshëm.
Të gjitha pyetjet dhe komentet e pjesëmarrësve, morën përgjigje konkrete nga Kryetari Ramosaj. I garantoj ata se komuna dhe ekzekutivi do të jenë afër tyre deri në realizimin e të gjitha projekteve.
Me bashkëpunim të ndërsjellë do të vazhdojmë të realizojmë qëllimet tona drejt zhvillimit të vendit, me të gjitha potencialet që ky qytet i posedon!