Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, sot ka takur Shtabin Operativ Emergjet Komunal .Në këtë takim u diskutua për respektimin e masave nga ISHPK dhe Qeveria e Kosovës për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19 dhe disa çështje të ndryshme.
Shtabi Operativ Emergjent është duke funksionuar dhe bashkëpunimi me Policin dhe Inspektorat është i mirë.
Nga QKMF-ne në Deçan u dha raporti se deri me sot bashkëpunimi mes shtabit emergjent ,policis dhe inspektorve komunal ësht ne nivelin e duhur.Ne këtë takim u bë e ditur se situata me COVID-19 ,në komunën tonë vazhdon të jet nën kontroll, deri më tani numri i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ka arritë në 52, prej tyre 22 të shëruar plotësisht. Kurse 30 raste janë akoma aktive.
Ne takim doli si rekomandim qe të respektohen me përpikëri masat e dala nga Qeveria dhe ISHPK-ja për mbrojtjen dhe parandalimin e COVID-19.
Takimi i radhës i Këshillit Operativ Emergjent do të mbahet sipas nevojës dhe situatës.
Zyra për Informim dhe Komunikim !