Kryetari i Komunës së Deçanit , z.Bashkim Ramosaj , udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme.
Gjatë takimit është diskutuar për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19-të deri në normalizimin e gjendjes, ku u bë e ditur se deri më sot në komunën tonë janë̈ të identifikuara 1181 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 1014 të shëruar plotësisht, 30 kanë humbur jetën dhe 137 raste janë̈ akoma aktive.
Në ketë takim është diskutuar edhe për mbledhjen e rregullt të KPF-së që mbahet më 27.04.2021 dhe të Kuvendit Komunal që mbahet më 30.4.2021, për aktivitete e aktivitetet e prokurimit, për punët që janë duke vazhduar në disa fshatra dhe në qytet.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.