Kryetari i Komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj , udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve,ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari z.Sami Cacaj. Në ketë takim u diskutua për çështje të ndryshme e në theks te veçantë për menaxhimin e situatës në COVID-19 ku ditëve të fundit numri i rasteve është rritë dukshëm.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Deçanit. Po ashtu është diskutu lidhur më dezinfektimin shkollave ani pse mësimi do të nis ka mesi i muajit shtator. Gjatë këtij takimi është diskutu edhe për aktivitetet e prokurimit, punët, të cilat janë në përfundim e sipër etj.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.