Kryetari i Komunës së Deçanit , z.Bashkim Ramosaj , udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme.
Komuna e Deçanit ka filluar punën me orar të plotë dhe me stafin e kompletuar në të gjitha shërbimet nga data 18 maj 2020 (ditë e hënë).Ramosaj tregoi se gjatë këtyre ditëve ani pse është punuar me staf të reduktuar shërbimet ndaj qytetarit janë krye në mënyrë korrekte dhe menagjimi i situatës së Pandemisë nga Shtabi Emergjent ka qen mjaft korrekt.
Gjatë këtij takimi u bë e ditur se janë duke vazhduar më diskutime publike lidhur më ,,Planin Zhvillimorë Komunal 2020-2027 ’’ nga drejtoritë komunale në bashkëpunim më kompaninë e kontraktuar për hartimin e këtij plani Urbis Grup .
Po ashtu nga Drejtoria e Arsimit u bë e ditur se janë duke i ber përgatitjet për nxënësit e klasave të IX-ta dhe maturantët të cilët duhet të bëjnë përgatitjet për testin e arritshmerisë dhe testin e maturës shtetërore.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për aktivitetet e prokurimit, punët, të cilat janë në përfundim e sipër etj.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.