Nga IKSHP u njoftuam që sot e kemi edhe një person të infektuar nga #COVID19 në Komunën e Deçanit.
Kurse numri total i të infektuarve me virusin #COVID19 në komunën tonë ka arritur në 12.
Rritja e numrit të rasteve dhe shpejtësia e shpërndarjes së virusit SARS-CoV-2, është tregues se duhet të jemi më të kujdesshëm në respektimin e udhëzimeve sepse numri i të prekurve është më i madh se i të identifikuarve.