Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, bashkë më nënkryetarin z.Sami Cacaj, drejtorin për Shërbime Publike z.Izet Zenuni , zyrtarin e prokurimit, dhe përfaqësues të Kompanisë “Lika Trade”-SH.P.K-Deçan, kanë nënshkruar kontratë për rregullimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve dytësore në qytetin e Deçanit. Kryetari Ramosaj tha se në bazë të kësaj kontrate në vlerë prej 831.166.31€ infrastruktura rrugore në qytet do të mbyllet .