Me kënaqësi ju informojmë se për herë të dytë, Komuna e Deçanit do të nisë procesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje për vitin 2026!
Ju ftojmë të kontribuoni me ide për projekte që i shërbejnë qytetit tonë dhe të merrni pjesë në votimin për to. Propozimet e përzgjedhura do të shqyrtohen dhe përfshihen në buxhetin e vitit 2026.
Motoja jonë është: “Idetë tuaja, veprimi ynë”!
• Buxheti për propozimet mund të arrijë deri në 35,000.00 €.
Mos e humbisni! Takimi i parë i buxhetimit me pjesëmarrje do të mbahet më 4 Gusht, në qytetin e Deçanit, në Kuvendin Komunal, duke filluar nga ora 10:00.
Ju presim me shumë respekt!