Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , e udhëhequr nga kryesuesi z.Jashar Dobraj ,sot është mbajte mbledhja e III-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit,
Për këtë mbledhje ishte propozu ky rend dite :
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shfuqizimi i Vendimit të Kuvendit i dt.24.02.2017 dhe Marrja e Vendimit për rritjen e të hyrave vetanake në shumën prej 30,652.76 €, në buxhetin e vitit fiskal 2016,
- Shfuqizimi i Vendimit të Kuvendit i dt.24.02.2017 dhe Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2016 në vitin 2017,
- Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për Transfer/ Rialokim të mjeteve buxhetore në kategorinë Mallra dhe Shërbime,
- Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale,
- Shqyrtimi i kërkesës së Ekzekutivit dhe marrja e vendimit për marrjen e kredive të buta për ndërtimin e kanalizimit të ujërave të zeza në tërë territorin e Komunës së Deçanit nga bankat e shteteve që kanë marrëveshje me shtetin e Kosovës (Austrinë etj.),
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Statutit të QKMF-së,
- Plotësimi dhe ndryshimi i Rregullores për bashkëpunim me fshatrat,
- Plotësimi dhe ndryshimi i rregullores Për punën e Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve , Rrugicave dhe Vendeve tjera Publike,
- Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është vazhduar më pikat e rendit të ditës .
Ani pse kjo pikë e rendit të ditës ishte votuar edhe në mbledhjen e kaluar për një mos barazim në thesare është dashtë që të diskutohet sërish në Asamblenë komunale.
Arsyeshmërin për këtë pikë e dha drejtoresha për Bugjet dhe Finanaca znj.Syzana Mustafaj.
Më shumicë votash më 5 abstenime dhe 3 vota kundër kjo pikë e rendit të ditës kalon, për të vazhduar më pikën e radhës të rendit të ditës lidhur më Shfuqizimi i Vendimit të Kuvendit i dt.24.02.2017 dhe Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2016 në vitin 2017.
Në ketë pikë të rendit të ditës është ber një ndryshim tek planifikimi ku më krekës të grupit parlamentar të AAK-së që të mbahet festivali tradicional ,,Eshkë e Ndezur Mbi Shkëlzen’’ janë nda mjete në vlerë prej 5 mijë €.
Edhe kjo pikë e rendit të ditës është miratuar më shumicë votash.
Pika e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e kërkesës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për Transfer/Rialokim të mjeteve buxhetore në kategorinë Mallra dhe Shërbime, pas dhënies së arsyeshmërisë nga zyrtari financiar i QKMF-së edhe kjo pikë e rendit të ditës është votuar nga asambleistët.
Është vazhdu më pikat e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale,
Pas dhënies së arsyeshrisë nga drejtori i Administratës z.Bashkim Ramosaj , se kjo rregullore është nënshtruar edhe diskutimit më këshillat e fshatrave më propozimin e Asamblistëve që ulja e tarifave të behet nga maksimalja në minimale është kjo pikë e rëndit të ditës është votuar nga asamblistët.
Pika e 6-të e rendit të ditës është diskutua nga të gjitha grupet parlamentare që përbejnë asamblenë komunale por njëkohësisht ka marr edhe votat e shumicës së tyre.
Pika e 7-të e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe aprovimi i Statutit të QKMF-së, edhe kjo pikë pas dhënies së arsyeshmërisë nga drejtori i QKMF-së , Selmon Berisha kjo pikë është votuar në parim për të ju nënshtruar diskutimeve publike.
Po ashtu më shumicë votash janë aprovua edhe pika e 8-të dhe e 9-të e rendit të ditës .
Një sere temash janë diskutua edhe në pikën të ndryshme.