Me anë të kësaj fushate, Qeveria e Republikës së Kosovës synon që bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë t’ua sjellë më afër atdheun. Kjo fushatë e nisur dit më parë do të zgjasë tre muaj, me aktivitete të ndryshme në gjithë territorin e Kosovës. Ky projekt është iniciuar në mënyrë që institucionet e Republikës së Kosovës, të ofrojnë shërbime më efikase për bashkatdhetarët. Për këtë fushatë , Ministria e Diasporës ka rekrutuar rreth 100 zyrtarë , që do të përkujdesen për mikpritjen dhe regjistrimin e pjesëtarëve të diasporës gjatë kohës së qëndrimit të tyre në atdhe. E përveç regjistrimit të bashkatdhetarëve do të mund të pajisen edhe me informacione rreth proceduarve administrative.
Edhe komuna e Deçanit , për të qen sa më afër bashkatdhetarëve tanë ka siguruar një zyre e cila gjendet në pallatin e kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’në katin e parë.
Në këtë zyre e cila ësht e hapur nga ora 08:00 deri në 16:00, janë dy zyrtarë që presin bashkatdhetarët e komunës ë Deçanit znj /Blerta Tolaj dhe z.Granit Hulaj .