Në kuadër të aktivitetëve Ditët e Diasporës nën moton ,,TI JE PJESË E ATDHEUT’’ , në Përkujdesjen Kryetarit të Komunës së Deçanit, z.Rasim Selmanaj, në bashkëpunim më Zyrën e Diasporës, mbështetur nga Ministria e Diasporës dhe OJQ ,,Mbrojë të drejtat tua ’’ në Deçan është hapë panairi Verorë Deçani-2016
Hapjen e panairit e bëri kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj , Ministri i Diasporës z.Valon Murati , kryetari i komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu si dhe personalitete tjera të jetës kulturore. Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të ditëve të diasporës dhe ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave tjera .
Më këtë rast kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj tha se kjo tashmë është shendërruar në traditë të organizimeve në komunën e Deçanit, në pritje të bashkatdhetarëve . Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të ditëve të diasporës dhe ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave tjera shpresojmë se për pos prezantimit ky panair do të shërbej dhe në njohjen më të për së afërmi të prodhuesve më njëri tjetrin afaristëve e veçanërisht bashkatdhetarëve tanë tu ofrohet këto prodhime vendore kur kemi parasysh dhe gjendjen jo shumë të mirë ekonomike në shtetin tonë të ri tha nder të tjera Selmanaj .Edhe kryetari i Ulqinit z.Nazif Cungu, si dhe ministri i Diasporës z.Valon Muarati janë nda të kënaqur me mënyrën e organizimit të këtij panairi tashmë tradicionale nën moton ,,Ti je pjesë e Atdheut’’ ndryshe ky panair do të jetë i hapur deri më dt 22 Korrik 2016, ndërsa më aktivitete të shumta do të vazhdohet deri në mesin e muajit Gusht ku më dt 06 Gusht do të organizohet ,,Mega Koncert’’.