Në një takim që është mbajtur sot në zyrën e kryetarit të Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ku të pranishëm ishin përfaqësues të FAO-së, përfaqësues të ndërmarrjeve kontraktuese të projektit, si dhe mbikëqyrës të punimeve , është diskutuar për intensifikimin e punimeve në Tregun Regjional të Kafshëve. Fondet nga FAO-së, për implementimin e këtij projekti janë të zotuara si dhe është përzgjedh edhe kompania fituese për ndërtimin e tregut regjional të kafshëve. Komuna brenda këtij muaj do të përfundon pjesën e vet të punës në këtë projekt. Ky projekt i rëndësisë së veçantë do të përfundoj brenda këtij viti.