U bë emërimi edhe i dy drejtorëve të dy shkollave të mesme të ulëta të Komunës së Deçanit. Sami Lokaj, do të jetë edhe katër vite drejtor shkollës fillore të mesme të Ulët “ Sylejman Vokshi” në Prilep.
Drejtori Lokaj, dhe Kryetari Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, nënshkruan vendimin, pas përmbylljes së konkursit dhe intervistimit që është bërë nga ana e komisionit përkatës.Po ashtu është emëruar edhe drejtori i ri , që përmbyll emërimin në shtatë shkollat ku edhe ishte hapur konkursi, Selmon Kuçi, në katër vitet e ardhshme do të menaxhoj me shkollën me të madhe të Komunës, me shkollën e qytetit “Lidhja e Prizrenit”.
Në këtë shkollë deri me sot ka menaxhuar drejtori tashme në largim Fahri Lokaj. Gjatë nënshkrimit të vendimeve në zyrën e Kryetarit të Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, u vlerësua lartë puna dhe kontributi i drejtorit në largim “ Unë dua që publikisht të falënderoj ish drejtorin Fahri Lokaj, për punën dhe sukseset që i ka treguar gjatë menaxhimit me shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, Fahriu për aq kohë sa ka qenë drejtor I kësaj shkolle, ka bërë kthesa mjaft pozitive, dhe shumë të rëndësishme, në përmirësimin e kushteve për mësimdhënës dhe nxënës të kësaj shkolle, prandaj I jemi mirënjohës. Uroj që edhe ju z.Selmon Kuçi, ta vazhdoni ritmin e paraardhësit tuaj, në të mirë të arsimimit” tha kryetari I Komunës Rasim Selmanaj.
Selmanaj po ashtu e përgëzoj dhe e inkurajoj për vazhdim të sukseseve edhe drejtorin e riemëruar të shkollës “Sylejman Vokshi” në Prilep, Sami Lokaj. Ndërkaq Drejtori Komunal I Arsimit Qazim Maloku, duke I uruar drejtorët për emërtimin e tyre, u ofroj bashkëpunim, dhe u kërkoj atyre që intensiteti, dhe vullneti për avancim të arsimit mos të mungoj. “ Unë edhe sot po e ripërsëris së konkursi të cilin e kemi hapur për drejtor të shtatë shkollave fillore të komunës sonë, ka qenë një konkurs mjaftë transparent, ku i është dhënë mundësia e konkurrimit secilit. Ne sot po e përmbyllim këtë konkurs me emërimin e juaj, dje kemi emëruar edhe pesë kolegë tuajt, unë në cilësinë e Drejtorit të DKA-së, iu uroj juve, dhe ju ofroj bashkëpunimin tim të sinqertë. Kërkojmë nga ju angazhim maksimalë, dhe përgjegjësi të lartë” tha drejtori i Arsimit , Qazim Maloku.